ATK mbledh 435 milionë euro për shtatë muaj
Prishtinë, 11 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milion euro ose 31.1 milion euro apo 7.7% më shumë se plani.
"Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milion euro apo 22.6 për qind", thuhet në njoftimin e ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës thekson se është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.