ATK mbanë takim konsultativ me palët e interesit
Prishtinë, 1 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur sot takimin me palët e interesit, për të diskutuar rreth zhvillimeve dhe të arriturave të fundit në ATK.
Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Aleanca Kosovare e Biznesit, Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Trusti Pensional, u njoftuan për së afërmi me Planin Strategjikë 2015-2020, si dhe proceduarat dhe reformat tjera, të cilat jenë duke u zhvilluar në Administratën Tatimore, në mënyrë që tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë mbështetur në kornizat e Legjislacionit Tatimor të Kosovës.
U.d. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Nahit Sharku shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit e bizneseve dhe institucioneve, dhe theksoi se bashkëpunimet e këtij niveli janë të një rëndësie të posaçme, pasi që përmes zërit të biznesit ne kemi arritur të kuptojmë nevojat dhe kërkesat e tatimpaguesve.
\"Ne çdoherë do të kemi në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore, gjë që deri më tani konsiderojmë se kemi punuar me të gjitha kapacitetet në ofrimin e një infrastrukture tatimore sa më të kompletuar, si dhe shumë projekte tjera të cilat kanë ndikuar mjaft shumë në rritjen e nivelit të të hyrave në mënyrë vullnetare nga ana e tatimpaguesve ka thënë drejtori Sharku.
Ai gjithashtu ndër tjera theksoi se Administrata Tatimore e Kosovës që nga themelimi i saj ka pasur bashkëpunim të frytshëm me institucione dhe përfaqësuesit e bizneseve.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë arritur zhvillime dhe avancime të mëdha në ATK. Të gjitha këto zhvillime kanë qenë të mundura falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj, prandaj ne ju falënderojmë të gjithëve që keni kontribuar për progresin tonë ka shtuar Sharku.
Ndërsa gjatë takimit pjesëmarrësit-palët e interesit, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat janë në interes të tatimpaguesve.
Ata po ashtu, theksuan se ngritja e kapaciteteve vepruese, rritja e shërbimeve kualitative ndaj tatimpaguesve që është duke krijuar ATK-ja, në bashkëpunim me institucionet tjera, janë duke treguar rezultate pozitive.
Gjatë këtij takim, para të pranishmeve u prezantuan Plani Strategjik 2015-2020 dhe të arriturat në digjitalizimin e sistemit tatimor.
ATK gjithashtu i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajoj tatimpaguesit që ti deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj.