06 Nëntor 2024

ATK mban takimin përmbyllës me donatorët dhe palët e interesit

Prishtinë, 18 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës duke pas parasysh bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme si nga  donatoret ashtu edhe nga palët e interesit, sot ka mbajtur takimin përmbyllës të vitit 2018.

Ne këtë ngjarje janë shpalos zhvillimet në ATK gjatë vitit 2018, objektivat për vitin 2019, si dhe plani i reformave për periudhën 2019-2021.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së para të pranishmeve foli rreth përformances së të hyrave për periudhën janar-nëntor 2018, ku tha se për gjatë kësaj periudhe janë inkasuar 421.8 nga 446 milionë euro sa është projeksioni i përcaktuar për këtë vit. 

Sipas Imerit këto shifra tregojnë së është realizuar 94.6% e të hyrave të përgjithshme  vjetore,  apo 10.7 milionë euro më shumë së plani dhe 39.9 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2017.

Kjo performance e arritur në të hyrave gjatë këtij viti por edhe aktivitete tjera të shumta të realizuara nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e donatoreve dhe palëve te interesit.

Ndër të tjera, drejtori Imeri tha se gatishmëria juaj për të qenë të hapur për diskutime, analizë, sugjerime, të cilat vërtet kanë shërbye që ne si ATK të njohim më mirë institucionin dhe të rendisim aktivitetet tona, te caktojmë objektivat, prioritetet, të rrisim edhe zhvillojmë profesionalizmin, gjithnjë e më shumë drejtë funksionimit si një institucion modern i avancuar, profesional dhe i barabartë me vendet e rajonit e më gjerë.

Ndërsa, gjatë takimit pjesëmarrësit donatoret dhe palët e interesit, kanë diskutuar çështje me interes të cilat i përcjellin bizneset në Kosovës. Njëherit, u  shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat ATK planifikon t’i implementoj.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin zv. Ministri Financave Hyzer Gashi, Drejtori i përgjithshëm i  Policisë se Kosovës Rashit Qalaj, drejtori i Doganës se Kosovës Bahri Berisha, drejtoresha e Nexhmie Selimi ARBK-se, shefi i FMN-së për Kosovë Ruud Vermeulen, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit, GIZ, OEK, OEGJK, Oda e Afarizmit të Kosovës, Shoqata e Mullisëve të Kosovës, etj.

ATK i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajon tatimpaguesit që t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)