06 Nëntor 2024

ATK mban takim të përbashkët me palët e interesit dhe donatoret

Prishtinë, 12 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur sot takim të përbashkët me palët e interesit dhe donatoret, me qëllim të prezantimit të zhvillimeve të fundit, si dhe aktiviteteve të tjera.

Ky takim është organizuar në këtë format, në mënyrë që përfaqësuesit e bizneseve të adresojnë kërkesat dhe shqetësimet e tatimpaguesve në prezencë të donatorëve, me mbështetjen e të cilave ATK ka zhvilluar projekte të qëndrueshme, të cilat i kanë mundësuar tatimpaguesve deklarimin dhe pagesën më të lehte të tatimeve, si dhe me kosto më të ulët, dhe duke eliminuar kështu procedurat burokratike.

Agjenda e këtij takim ka përfshirë diskutimin e temave të tjera, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe tatimpaguesve, siç janë inkasmi i 220 milion eurove të hyra për gjashtëmujorin e parë, ndryshim- plotësimet e legjislacionit tatimor, shërbimi i ri përmes sistemit elektronik për rimbursim të TVSh-së, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri në hapje të takimit, para të pranishmëve tha se gatishmëria juaj për të qenë të hapur për diskutime, analizë, sugjerime, të cilat vërtet kanë shërbye që ne si ATK të njohim më mirë institucionin dhe të rendisim aktivitetet tona, te caktojmë objektivat, prioritetet, të rrisim edhe zhvillojmë profesionalizmin, gjithnjë e më shumë drejtë funksionimit si një institucion modern i avancuar, profesional dhe i barabartë me vendet e rajonit e më gjerë.

Drejtori Imeri tha se jemi të  bindur se kemi shumë punë për të bërë, por gjithsesi nuk duhet anashkaluar të arriturat të cilat edhe janë prezantuar përmes raporteve, analizave dokumenteve vendore dhe ndërkombëtare me një vlerësim të lartë për ATK-në.

Ndërsa, gjatë takimit pjesëmarrësit donatoret dhe palët e interesit, kanë diskutuar çështje me interes të cilat i preokupojnë bizneset në Kosovës. Njëherit, u  shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat ATK planifikon t’i implementoj.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin dy zv. ministrat e Financave Fatmir Gashi dhe Hyzer Gashi, përfaqësues nga FMN, GIZ, Zyra e Bashkimit Evropian, USAID, Banka Botërorë, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Prokuroria e Kosovës, ARBK, AKB, Oda Ekonomike Amerikane, ASK, Oda Ekonomike Turke, ShKCAK, Oda e Afarizmit të Kosovës, Shoqata e Naftëtarëve, Shoqata e Mullisëve të Kosovës,

ATK i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajon tatimpaguesit që t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)