ATK mban takim konsultativ me biznese
Prishtinë, 11 maj - Në vazhdën e takimeve të përbashkëta institucionale, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajt sot takim me palët e interesit, për të diskutuar rreth zhvillimeve dhe të arriturave të fundit në ATK.
Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Financave, Dogana e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Aleanca Kosovare e Biznesit, Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, njoftuan për së afërmi me zhvillimin e projekteve dhe reformave që janë realizuar së fundi për ofrimin e lehtësirave dhe të bërit biznes.
Gjatë takimit pjesëmarrësit -palët e interesit, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të çfarëdo projekti i cili është në interes të tatimpaguesve.
Ata po ashtu, theksuan se ngritja e kapaciteteve vepruese, rritje e shërbimeve kualitative ndaj tatimpagueseve që është duke krijuar ATK-ja në bashkëpunim me institucionet tjera, janë duke treguar rezultate pozitive, që në hapat e parë. Ku sipas tyre përkushtime të tilla janë inkurajuese për çdo qytetar, e veçanërisht për obliguesit tatimor.
Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit institucional, duke theksuar se Takimet e këtilla si ky sot, ashtu siç i kemi pasur në të kaluarën dhe besoj se do ti kemi edhe më intensive në të ardhmen, janë të një rëndësie të posaçme. Përmes zërit të biznesit ne kemi arritur edhe të modifikojmë legjislacionin tatimor, gjë që do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen nëse është e nevojshme, duke punuar gjithmonë me një përkushtim për transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe një angazhim për përmbushjen vullnetare.
Haliti gjithashtu nënvizoi se ATK, ka një strategji të përmbushjes, një plan veprimi një vjeçar dhe plane operative ditore gjë që nënkupton se të gjitha aktivitetet janë të planifikuara dhe se ATK si institucion me autorizime të rëndësishme për shtetin dhe për popullatën, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen është duke bërë të gjitha përpjekjet që të zbatojë në përpikëri legjislacionin tatimor.
Në vijim, të pranishmit shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan që takimet e tilla të jenë të rregullta.
Gjatë këtij takim, para të pranishmeve u prezantuan në mënyrë vizual reformat e deklarimit elektronik si dhe reformat e regjistrimit të biznesit.