ATK mban seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës
Prishtinë, 20 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovë (ATK) ka njoftuar se sot do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës.
Në hapje të këtij seminari do të jetë prezent Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.
Temat e këtij seminari janë: risitë në Administratën Tatimore të Kosovës, aplikimi i ngarkesës së kundërt për TVSH në ndërtimtari, deklarimi vjetor PD, CD dhe DO, risitë sipas ligjit të ri për kontabilitet, raportim financiar dhe Auditim.