ATK mban seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës
Prishtinë, 15 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit sipas udhëzimit të ri Administrativ nr. 06/2016, si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik - EDI.
Pjesë e këtij seminari do të jenë Ministri i Financave, Avdullah Hoti, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.
Seminari do të mbahet sot në Hotel Grand.