ATK mban seminar me tatimpagues
Udhëzimi Administrativ NR.02/2017 për Transferimin e Çmimit ka hyrë në fuqi në muajin Korrik 2017.
Në seminar u prezantua edhe formulari i njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara, afatin e dorëzimit dhe mënyrën e dorëzimit të formularit.
Është diskutuar edhe përmbajtja e dokumentacionit për Transferim të Çmimit, kush është subjekt i përgatitjes së tij dhe afatet e dorëzimit pas kërkesës së ATK-së.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, ku për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.