ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës
Prishtinë, 15 mars - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur ligjërata para studentëve të Universitete të Pejës, me qëllim të prezantimit të Sistemi Tatimor në Kosovë.
Qëllimi kryesorë i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.
Pikat të cilat u trajtuan gjatë kësaj ligjërate ishin: Çfarë janë tatimet? Si mblidhen tatimet? Çfarë janë taksat? Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?
Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studentet u njoftuan me programin e punës praktike në ATK.
Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në
mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.
Në fund të prezantimit studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ligjëratën. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga Drejtori Imeri.
Në fund të këtyre prezantimeve, ATK-ja ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen.