25 Dhjetor 2024

ATK lëshon 130 gjoba nga vizitat e realizuara nga inspektoret tatimor në teren

Prishtinë, 9 shkurt - Intensiteti i aktiviteteve të ATK-së është rritur dukshëm për muajin e parë të këtij viti, deri me datë 31 janar janë kryer 3, 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren.

Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut.

Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro.

ATK do të vazhdoj me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)