23 Dhjetor 2024

ATK lanson aplikacionin për verifikimin e punëtorëve

Prishtinë, 30 dhjetor - Në vazhdën e implementimit të projektit për formalizimin e punësimit, si dhe ofrimit të mundësisë për punëtorët, ATK sot ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre.

Aplikacioni në fjalë është shumë i thjesht, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtorë vetën. Përveç pjesës së verifikimit,  ATK ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncoj punëdhënësin e tij. Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpijnë në formën për denoncim/raportim.

Aplikacion mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së  https://apps.atk-ks.org/regemployer

Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.

Sllogani i kampanjës: Boll ma, lyp mu regjistru! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)