ATK konsultohet me biznese per hartimin e planit për përmirësimin e integritetit
Prishtinë, 6 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së.
Hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkëorganizator i procesit të konsultimeve publike.
Në këtë takim, përveç drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj dhe zyrtarëve tjerë i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it në Kosovë, z. Joshua Mike.