24 Dhjetor 2024

ATK konfiskon pasurin e tatimpaguesve borxhlinjë

Prishtinë, 6 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve  nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro.

Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.

ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)