14 Nëntor 2024

ATK konfiskon 143 printer jo - fiskal

Prishtinë, 3 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur së në periudhën e fundit ka rikujtua të gjithë tatimpaguesit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet, të pajisen me Arka Fiskale dhe ti shfrytëzoj në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Valentina Bytyqi - Sefa Zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK ka thënë së gjatë aktiviteteve të rregullta brenda orarit të punës dhe pas orarit, ATK-ja ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike për instalimin e pajisjeve fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me Udhëzimin dhe Ligjin, ka konstatuar mos zbatim të konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznisore, klimë jo konkurruese dhe humbje për buxhetin e Kosovës.

Departamenti i Operacioneve - drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, gjatë muajit Prill- Maj 2016 ka zhvilluar aktivitet shtesë pas orarit të punës për trajtimin e procesit të Fiskalizimit me Pajisje Elektronike Fiskale, si:

1.Instalimin dhe transmetimi i të dhënave nga pajisja Fiskale,

2.Lëshimi i Kuponëve Fiskal me qëllim të regjistrimit të çdo shërbimi/shitje dhe

3.Trajtimi/konfiskimi i printerëve jo fiskal.

Në këtë periudhë janë realizua gjithsejtë 2681 vizita të tatimpaguesit,  nga të cilat është konstatuar:

- Mos instalim i pajisjeve fiskale – 335 biznese,

- Mos transmetim i teëdhënave – 638 arka fiskale,

- Pajisje jo fiskale - 143(printer jo fiskal).

Si rezultat i këtyre të gjeturave ATK-ja, ka ndërmarrë këto veprim:

– Janë konfiskua 143 printer jo fiskal dhe

– Janë lëshua gjithsejtë 782 gjoba, në vlerë 133,250.00€.

Administrata Tatimore e Kosovës është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë gjatë dhe pas orarit, me qëllim të verifikimit të instalimit dhe përdorimit të pajisjeve fiskale të të gjitha bizneset, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)