24 Dhjetor 2024

ATK konfiskon 1 milion euro pasuri të tatimpaguesve që kanë borxhe tatimore

Prishtinë, 26 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka ndërmarr veprime ligjore ndaj tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera.

Nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi,  si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.

Gjatë javës së kaluar ATK ka zhvilluar aksion konfiskimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky aksion është kryer tek katër subjekte të ndryshme, të cilat kanë detyrime  tatimore  mbi 900.000 euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Motoja e përgjithshme e punës tonë është krijimi i një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i veprimeve të mbledhjes së detyrueshme.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)