25 Dhjetor 2024

ATK ka inkasuar të hyra prej 467 milion euro për vitin 2020

Prishtinë, 28 janar - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ekrem Hysenaj, sot ka prezantuar raportin e punës për vitin 2020.

 Puna dhe aktivitetet e ATK-së për vitin 2020 këtë herë sikurse asnjëherë më parë janë prezantuar ndryshe, kjo si efekt i pandemisë COVID-19, e cila padyshim ka ndryshuar shumëçka në planet dhe strategjitë e punës të institucionit të ATK-së. 

Gjatë kësaj konference Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj tha para mediave se puna dhe aktivitetet e ATK-së për vitin 2020 ishin planifikuar si çdoherë bazuar në dokumentet strategjike, të cilat diktojnë planet e punës së ATK-së.

Mirëpo, nga muaji mars 2020 të gjitha këto planifikime ndërruan rrjedhën, duke ulur në minimum aktivitetet e rregullta dhe duke u fokusuar në maksimum në zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të saj, si dhe përkrahjen e bizneseve në forma të ndryshme.

“Siç edhe e dini bizneset kanë pësuar shumë nga pandemia, vet fakti që kemi pas një rënie të qarkullimit të bizneseve për 1.2 miliard euro, ka ndikuar edhe në inkasimin e të hyrave të cilat krahasuar me vitin e  kaluar kemi rënie për 5% apo 24 milion euro më pak, ndërsa totali i të hyrave të inkasuara për vitin 2020 është 467 milion euro", ka theksuar Hysenaj.  

Po ashtu, ndikim të konsiderueshem sipas tij ka pasur edhe në stokun e borxheve, ku nëse merren parasysh ecurinë e trajtimit të borxheve më parë, pas reformave që kemi bërë në mbledhjen e detyrueshme, kemi pas një ulje të theksuar të stokut të borxheve, por vështirësitë e krijuara tek bizneset nga pandemia, kanë bërë që stoku i borxheve të rritet përsëri.

''Pavarësisht kësaj, ATK në fazën e parë të pandemisë ka krijuar mekanizma,  të cilët ju kanë ndihmuar tatimpagueseve në ri-programimin e borxheve, ku numri i tatimpaguesve të cilët kanë bërë marrëveshje me ATK-në për ri-programim të borxheve është 1, 556 , me vlerë të obligimet për 75.6 milion euro”, tha ndër të tjera drejtori Hysenaj.

Ai po ashtu, potencoj se vlera e borxhit të inkasuar për vitin që lamë ishte 94.0 mil. euro.

Ndër shumë të tjera dhe me interes,  ishte edhe prezantimi i sektorëve të cilët sipas të dhënave të ATK-së janë prekur më së shumti nga kjo pandemi.

Drejtori i ATK-së nënvizoj se sektori i argëtimit dhe rekreacioni, ka pasur rënie prej 66.0%, duke u pasuar nga sektori i aktiviteteve të patundshmërisë, me një rënie prej 27.9%, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 37.9%, etj.

Në përfundim të konferencës drejtori Hysenaj tha se ATK dhe stafi i saj, do të punojnë në maksimum në përmirësimin e situatës së krijuar nga rrethanat e pandemisë. Ai po ashtu, i bëri thirrje bizneseve që të jenë pjesë e misionit të përbashkët në kthimin e normalitetit të ekonomisë së vendit,  me theksë të veçantë normalitetit tatimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)