05 Nëntor 2024

ATK ka inkasuar 88.4 milion euro për dy muaj

Prishtinë, 6 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur që të ketë përformancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.

Për gjatë kësaj periudhe Janar-Shkurt 2019 janë mbledhur 88.4 milion euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbledhur  12%  apo 9.5 milion euro më shumë.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim.

Administrata tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve. 

Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që secili ta paguaj pjesën që i takon me ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)