ATK ka inkasuar 211.4 milion euro për pesë muaj

Prishtinë, 5 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se për periudhën Janar-Maj 2019 ka treguar performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave. 
Gjatë kësaj periudhe sipas ATK-së janë mbledhur 211.4 milion euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë. 
"Si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare." 
"Po ashtu,  rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë  intensifikuar në masë të madhe e qe do të  vazhdojnë edhe ditëve në vijim", thekson ATK.
Administrata Tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve.  
Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit që secili ta paguaj pjesën qe i takon me ligj. 














