ATK, ka filluar mbikëqyrjen e zbatimit të Pakos së re fiskale
Prishtinë, 3 shtator - Pas hyrjes në fuqi të Pakos së re fiskale dhe të Udhëzimit Administrativ për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të pakos së re fiskale.
Stafi i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale të Shërbimit dhe Edukimit për tatimpagues është në gatishmëri të plotë për ofrimin e sqarimeve të nevojshme lidhur me ndryshimet ligjore.
Gjithashtu Administrata Tatimore ka njoftuar në vazhdimësi tatimpaguesit për përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe do të vazhdoj mbajtjen e seminareve me tatimpagues dhe gjithë komunitetin e biznesit për informimin e tyre rreth zbatimit të ligjeve, me theks të veçantë për ndryshimet e bëra në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Po ashtu stafi operativ i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale në kuadër të aktiviteteve të tyre ditore është duke ndërmarr veprime në teren për të siguruar fillimin e zbatimit të ligjeve të reja.
ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t\'i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.