ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2017
Prishtinë, 9 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2017.
Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.
Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,249.
Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet deri me datën 12 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00.
Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponet-fiskal/
Për më shumë informata lidhur me gjendjen e plikos tuaj ju lutem vizitoni linkun https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi