07 Nëntor 2024

ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues

Prishtinë, 3 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për periudhën e tremujorit të dytë 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. 

ATK njofon se numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,594. Numrat Potencial Fitues ishin numrat 183, 166 dhe 175.

"Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë 5 ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet deri me datën 10 gusht 2017, ora 16:00", njofton ATK.

Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t'u bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 136,462, nëse e krahasojmë me periudhën e parë të vitit 2015  kur edhe ka filluar kampanja për nxitjen e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal është pesë herë më i madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)