20 Nëntor 2024

ATK-ja mblodhi 200 milionë euro

Prishtinë, 19 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë pjesës së parë të vitit 2013 ka mbledhur mbi 200 milionë euro që janë të hyra të ATK-së nga tatimet si dhe pagesat e Trustit Pensional të Kosovës. Nga të hyrat e tatimeve ATK-ja ka mbledhur mbi 150 milionë euro, kurse të Trustit Pensional mbi 55 milionë euro. 


Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka deklaruar se të mbledhurat janë 3.2 për qind më shumë se objektivat e planifikuara dhe rreth 10 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sa i përket mundësisë që borxhet ndaj ATK-së të falen pas miratimit të Ligjit për Amnistinë nga Kuvendi i Kosovës, Haliti ka deklaruar se ATK-ja efektet e Ligjit për Amnistinë i pret kah muaji tetor.

Sipas tij, ATK-ja është e gatshme për implementimin në përpikëri të çdo lehtësimi apo procedure të re e cila del në bazë të Ligjit për Amnistinë.

Ai ka bërë me dije se aktualisht borxhi ndaj ATK-së sillet rreth 220 milionë. Sipas tij, rreth 40 % e këtij borxhi është baza tatimore, ndërsa pjesa tjetër është ndëshkime dhe interesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)