14 Nëntor 2024

ATK-ja mblodhi 156 milionë euro

Prishtinë, 8 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka mbajtur sot një konferencë për media rreth raportimit të hyrave për periudhën Janar-Maj 2016 si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se ATK-ja, ka pasur përformancë të mirë në këtë periudhë dhe kjo është arritur falë angazhimit të menaxhmentit dhe stafit.

“ATK-ja, nga të hyrat e tatimeve ka arritur që të mbledh 1566 milionë euro, apo 10 për qind ose 14 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015”, ka thënë ai.

Imeri në këtë konferencë ka përmendur edhe perceptimin e nivelit të korrupsionit për ATK-në, që prezantuar UNDP-ja, në kuadër të Pulsit Publik.

“Së fundi UNDP-ja, ka publikuar raportin i cili ka të bëjë me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe ATK-ja, ku perceptimi i prezantuar është në shkallën 18.2 për qind, ose rreth  7 për qind me pakë.

Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, lavdëruar punën që po bënë drejtori i ATK-së, duke e përgëzuar për rezultate që po arrin ATK-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)