19 Nëntor 2024

ATK inkason rreth 305 milion euro

Prishtinë, 16 janar - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka mbajtur sot konferencën e rregullt vjetore për media, në të cilën ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2013.

Në këtë raport janë përmbledhur të gjitha aktivitet e zhvilluara gjatë vitit paraprak, të cilat njëkohësisht kanë qenë të planifikuara në bazë të planit detal të veprimit duke filluar nga trajtimi i mos-deklarueseve, nën deklaruesve, regjistrimi i stokut, trajtimi i mallrave pa origjinë, për sektorë dhe industri me probabilitet të lartë të  riskut për të hyrat e pritura.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Behxhet Haliti, ndër të tjera theksoj; “planifikimi i aktiviteteve gjatë punës tonë është shumë dimensional  dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku ATK përmendet si shembull i mirë nga institucionet ndërkombëtare,  të cilat e monitorojnë punën e saj.

Në këto plane nga faza fillestare deri te implementimi,  mund të shihet se kujdes dhe përqendrimin kryesor e kanë në ofrimin e sa më shumë lehtësirave për tatimpagues, por edhe lehtësira të llojllojshme për ATK-në, ashtu që të ketë qasje objektive dhe profesionale në trajtimin e kërkesave të tatimpaguesve dhe kryerjen e funksioneve të ATK-së”, pra jemi në rrugë të mirë për të krijuar një administratë tatimore të suksesshme dhe me prosperitet, ‘model të një administrate dinamike dhe funksionale’, drejt një Agjencioni Kombëtar të të hyrave, kontribuues kyç dhe garantues i përhershëm i qëndrueshmërisë ekonomike-fiskale për shtetin tonë”, tha ndër të tjera z.Haliti

Haliti përmendi realizimin e misionit në  mbledhjen e të hyrave të planifikuara për vitin 2013, ku është tejkaluar plani për këtë vit dhe janë  realizuar të hyra në vlerë rreth 305 milion euro,  që krahasuar me periudhën e  njejtë nga viti paraprakë,  kemi një trend rritës të vazhdueshëm,  që do të thotë se këtë vit janë realizuar më shumë se viti i kaluar për rreth 21,5 milion euro ose 8% më shumë.

Vlen të përmendim këtu se janë grumbulluar në emër të Kontributeve Pensionale,  për secilin nga këto vite plus rreth 120 milion euro, duke shpenzuar, përdorur resurset e administratës tatimore me të njëjtën masë dhe aktivitet, si për çdo tatim të mbledhur.

Ndërsa, mesazhi i drejtorit të përgjithshëm  të  ATK-së për tatimpaguesit ishte; “Të kryejmë obligimet tona ndaj shtetit tonë duke kontribuar drejtë me pjesën që na takon! Kështu,  kontribuojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar e zhvilluar shtetin tonë, për neve sot, fëmijët tanë nesër, e gjeneratat e reja në të ardhmen, sepse me të vërtetë të paguash tatimet është njëkohësisht obligim e veprim ligjor, moral dhe patriotik me rezultate afatgjate. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)