25 Dhjetor 2024

ATK inkason 36 % më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të 2020

Prishtinë, 16 prill - Trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, për të cilën fushë edhe është punuar mjaft shumë në reformimin e departamentit, i cili trajton borxhet tatimore.

Ku qëllimi kyç i konsolidimit të Mbledhjes së Detyrueshme është përmirësimi i performancës së menaxhimit të borxheve tatimore, qëllimi final i së cilës duhet të jetë rezultati në rritjen e efektivitetit të punës së ATK-së.

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo  6.3 milion euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milion euro.

MD në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)