29 Dhjetor 2024

ATK inkason 215 milionë euro nga janari deri në qershor

Prishtinë, 3 korrik - Rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor, për të cilin vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak.

Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajëve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë. 

Ndërsa, në krahasimi me periudhen e njejt të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6%  apo 3.5 milion euro më shumë. 

ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)