05 Nëntor 2024

ATK grumbullon 432 milion euro për periudhën Janar-Tetor

Prishtinë, 11 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vazhdon të ketë progres në mbledhjen e të hyrave edhe për periudhën Janar-Tetor 2019, duke grumbulluar 432.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.4 % apo 40.6 milion euro më shumë.

Rezultat i kësaj performance është rritja e përmbushjes vullnetare,  ofrimi i shërbimeve profesionale dhe transparente ndaj tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpaguese, si dhe intensifikimi i aktiviteteve të tjera në teren.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilët bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

 Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i  takon me ligj.

 Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)