14 Nëntor 2024

ATK, gjithnjë më afër Tatimpaguesve

Prishtinë, 3 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës, ka përmbyllur  seminaret e organizuara për tatimpagues në të gjitha regjionet, si: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.

Tema e cila u prezantua/trajtua në këto seminare, ishte:

Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte informimi i tatimpaguesve lidhur me trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Tatimpaguesit, u njoftuan gjerësisht për mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt për TVSH, brenda vendit lidhur me furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit.

Njëherit, tatimpaguesit u informuan për aplikimin e Ngarkesës së kundërt për TVSH, gjegjësisht, si bëhet pagesa e TVSH-së, si bëhet faturimi me Ngarkesë të kundërt, si bëhet llogaritja e TVSH-së, kur lind detyrimi për të ngarkuar TVSH-në, kur lind e drejta e zbritjes së TVSH-së, si dhe me shembuj praktik është sqaruar aplikimi i Ngarkesës së kundërt për TVSH në lëmin e ndërtimit.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve.

Në këto seminare numri i të interesuarve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit, organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, si dhe përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilist dhe qytetarë të interesuar.

.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)