ATK e përkushtuar të siguroj transparencë dhe trajtim të barabartë
Prishtinë, 10 dhjetor - Me qëllim të sigurimit të një transparence maksimale, Administrata Tatimore e Kosovës ju informon se si rezultat i bashkëpunimit me qytetar nëpërmes linjës online nga të gjithë operatorët, kutive të vërejtjeve që gjenden në të gjitha zyrat e ATK-së , apo përmes rasteve të paraqitura nga qytetarët në Zyrën e Standardeve Profesionale e cila vepron në kuadër të ATK-së, Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi zhvillon aktivitete për luftimin e dukurive negative.
Duke falënderuar qytetaret për bashkëpunim dhe Departamentin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policin e Kosovës është arritur që brenda këtij viti të arrestohen katër ( 4 ) zyrtar tatimore dhe një ( 1 ) kontabilist, me çrast ndaj të gjithë zyrtarëve të arrestuar ATK-ja ka marrë masa të pezullimit nga detyra ashtu siç e obligon ligji.
Rasti i fundit ka ndodhur sot në Regjionin e Gjilanit, ku është arrestuar një inspektor tatimor nga policia e Kosovës me inicialet I.K për keqpërdorim të detyrës dhe marrje të ryshfetit, ndaj të cilit ATK-ja ka ndërmarr masat për pezullim sipas ligjit.
Administrata Tatimore të Kosovës i siguron të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës se ne vazhdimësi do të jetë e përkushtuar në arritjen e objektivave dhe misionit të saj për ofrimin e shërbimeve profesionale, transparente dhe në Administratën Tatimore të Kosovës do te këtë vend vetme për zyrtar me integritet të lart moral dhe profesional.
Prandaj ATK ju fton të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në identifikimin e këtyre rasteve, me qëllim të forcimit të shtetit ligjor .
Administrata Tatimore e Kosovës do te ndërmerr te gjitha veprimet ligjore që të gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ana e zyrtarëve të ATK-së, ashtu siç parasheh ligji .