ATK e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale
Prishtinë, 13 tetor - “Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka qenë tema e trajnimit dy ditore në të cilin pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga ATK.
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht bën përpjekje në luftimin e ekonomisë joformale, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara.
Ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve të parapara më planin strategjik dhe planet tjera operative të administratës tatimore.
Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka për qëllimi vlerësimin e ekonomisë joformale në Kosovës.