ATK e palëkundur në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor
Prishtinë, 15 mars - Në vazhdën e vizitave të planifikuara në zyrat rajonale të ATK-së, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri fillimisht ka vizituar rajonin Pejës.
Në këtë takim drejtori Imeri, foli për të arriturat dhe objektivat e viti 2018, për të cilat kërkoj angazhim të vazhdueshëm për realizimin e tyre, njëherit potencoj se ofrimi i shërbimeve profesionale dhe të barabarta për tatimpaguesit janë faktor kyç në përmbushjen e objektivave të planifikuara.
“ATK është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, theksoi Imeri.
Ndër të tjera, porositi zyrtarët e ATK-së që komunikimi me tatimpaguesit, kontrolli tatimor, rimbursimet dhe trajtimi i borxheve të bëhet në kohë dhe në zbatim të drejt të ligjeve të aplikueshme, duke pas parasysh se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të ATK-së.
Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit të vizitave nëpër zyrat rajonale të ATK-së, me qëllim të analizimit të punës dhe mundësisë së ngritjes së efikasitetit.