ATK e GIZ diskutuan për zhvillimin e Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime
Prishtinë, 13 mars - Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it, ku u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me GIZ, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit të kontrolleve elektronike, duke i shtrirë edhe në Njësinë e Hetimeve Tatimore.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për zhvillimin e Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime, e cila shumë shpejtë do të përfshijë edhe Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, duke i centralizuar një zyre për regjionin e Prishtinës dhe për tatimpaguesit e mëdhenj.
Temë e këtij takimit ishte edhe vizita që do të zhvillojë ATK në Ministrinë e Financave në Gjermani, e cila do të ketë për qëllim prezantimin e punës së përbashkët GIZ-ATK dhe mundësitë që në të ardhmen kjo ministri të vazhdojë me përkrahjen e Administratës Tatimore të Kosovës.
ATK, është mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në moderizimin e disa proceseve të punës.