15 Nëntor 2024

ATK do të konfiskojë printerët jo-fiskal

Prishtinë, 7 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore dhe aty ku pagesa nuk bëhet përmes transferit bankar, janë të obliguar  që të pajisen me Arkë Fiskale dhe të lëshojnë Kupon Fiskal.

Pajisja e konsumatorëve me Kupon Fiskal, është detyrim në momentin e furnizimit të mallrave ose ofrimit të shërbimeve.

Po ashtu, ATK, ju rikujton se lëshimi i dokumentit të rrejshëm  (kuponë jo-fiskal përmes pajisjeve jo-fiskale) kualifikohet si vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Çdo tatimpagues i cili është i pajisur me Arkë Fiskale, është i obliguar të lëshojë Kupon Fiskal, ndërsa nëse i njëjti lëshon kupon jo-fiskal përmes pajisjes jo fiskale, pajisja e tillë do t’i konfiskohet në harmoni me Neni 76 të  Ligjin Nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe i njëjti në bazë të nenit 78 dhe 80 të Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/L-123, do të bëhet objekt i denoncimit dhe i ndjekjes penale tek organet kompetente.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)