24 Dhjetor 2024

ATK diskuton zbatimin e masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike

Prishtinë, 10 gusht – Duke pas parasysh se institucioni i ATK-së është implementuese i disa prej masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike dhe duke ditur që komuniteti i bizneseve është indikator i rëndësishëm në implementimin e kësaj pakoje, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj sot ka mbaj tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe shoqatat e kontabilitetit,  lidhur me ecurinë e masave: 1.1, 1.2, 1.3 të kësaj pakoje, tek të cilat ATK ka përgjegjësi të implementimit.

Gjatë këtij diskutimi drejtori Murtezaj kërkoj nga komuniteti i bizneseve dhe shoqatat e kontabilitetit që ta përkrahin ATK-në në kanalizimin e informacionit tek grupet e atakuara, të cilat mund të përfitojnë nga këto masa. Po ashtu, u fol edhe për mënyrën e aplikimit për subvencionimin e masës 1.1 për të cilën ATK ka krijuar veglën përmes platformës EDI, e cila shërben për të verifikuar personat që kualifikohen apo jo për subvencionim nga masa 1.1 .

E nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatave të kontabilitetit thanë se do të jenë në gjend që të bashkëpunojnë, në mënyrë që anëtaret e tyre të jenë të njoftuar në kohë reale me procedurat e subvencionimit të kësaj pako.

Në pikën 1 për Mbështetjen e Punësimit nga Pakon për Ringjallje Ekonomike,  janë ndarë 50 milion euro për krijimin e vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt punëkërkuesit. Është pika 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, për të cilën masë janë paraparë 10 milion euro, më pas  1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar me 10 milion euro, si dhe 1.3 mbështetja e punësimit të grave me 5 milion euro. Ndërsa, pjesa tjetër e masave nuk janë në përgjegjësi të ATK-së për implementim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)