ATK diskuton të arriturat dhe zhvillimet tjera me FMN-ën
Prishtinë, 26 tetor - Administata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga 25 Tetor deri me 7 Nëntor, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”.
Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës.
Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës.
Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar, përbëhet nga z. Enrico Aav, Steffen Hansen, Frank Bosch, dhe znj. Telita Snyckers.
Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.