ATK diskuton me komunitetin e bizneseve për formalizmin e punëtoreve
Prishtinë, 17 dhjetor - Administrata Tatimore është e përkushtuar që të krijojë një mjedis biznesor të barabartë për të gjithë tatimpaguesit, të ofroj mbështetje rreth përmbushjes tatimore, por në të njëjtën kohë të mbështesë edhe punëtorët në të drejtën e tyre në punë.
Për këtë arsye ATK ka hartuar projektin e “Punësimit Joformal 2021-2023”, me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore.
Me qëllim që aktivitet të cilat dalin nga ky projekt të jenë të njohura për bizneset, sot drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor kanë mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, në të cilen janë prezantuar të gjitha vlerësimet e gjetura nga projekti në fjalë.
Po ashtu, diskutimi kishte në fokus edhe aktivitetet që do të ndërmarr institucioni i ATK-së karshi bizneseve, tek të cilat do të identifikohen punëtor të paformalizuar.
E nga ana tjetër, përfaqësuesit nga komunitetit i bizneseve që ishin prezent si: Oda Ekonomike e Kosovës, Rrjeti i Shitësve më Pakicë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, IKAF, Oda e Afarizmit të Kosovës, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thanë se do të jemi përkrah ATK-së në implementimin e këtij projekti, pasi që puna e padeklaruar është fenomen tejet problematik dhe i cili dëmton jashtë mase konkurrencën e drejt, por më së shumti vetë punëtorin, i cili më së shumti ngelet i dëmtuar nga mos deklarimi i tij, nga ana e punëdhënësit.