ATK dhe UP thellojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 1 prill - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, me të cilin folën për mundësit e bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.
Në këtë takim Murtezaj dhe Dema u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në fushat me interes për të dy institucionet.
Ky takim është vazhdimësi e takimeve që drejtori Murtezaj është duke zhvilluar me institucionet të ndryshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në punë.