ATK dhe OEAK vizitojnë disa biznese në Prizren, Suharekë dhe Prishtinë
Prishtinë, 9 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) së bashku me Oden Ekonomike Amerikane (OEAK) do të vizitoj disa biznese në Prizren, Suharekë dhe Prishtinë.
Kjo vizitë sipas ATK-së do të behët me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar, si rezultat i efekteve që ka dhënë pandemia COVID 19.
Fillimisht do të vizitohet biznesi “Proton Cable” në qytetin e Prizrenit për të vazhuar me biznesin “Frutex” në qytetin e Suharekës dhe biznesin “Ontexi” në qytetin e Prishtinës.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të prononcohen për media pas çdo vizite.