28 Dhjetor 2024

ATK dhe Kryeprokurori i Shtetit intensifikojnë veprimet për bashkëpunim

Prishtinë, 24 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në muajin maj 2020, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit,  përmes së cilit mundësohet komunikimi i drejtpërdrejt, i vazhdueshëm dhe i pandërprerë ndërmjet ATK-së dhe Prokurorisë së Shtetit,  me qëllim që përmes përpunimit të dhënave të caktuara ATK-ja t’i ofrojnë Prokurorisë së Shtetit të dhëna dhe informacione të mjaftueshme për nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale, për veprat penale kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë.

Me qëllim të njoftimit dhe prezantimit të rezultateve të deri tanishme, si dhe vështirësive me të cilat ballafaqohemi sot është mbajtur një takim i përbashkët në mes të ATK-së, Zyrës së Kryeprokurorit ( Koordinatorit të caktuar nga Kryeprokurori ), UNDP-së dhe këshilltarit nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga ATK kanë prezantuar të dhënat e përpunuara të siguruara nga ARC-ja, ARBK-ja, DK-ja dhe kryqëzimit të tyre me informatat me të cilat disponon ATK.  

ATK ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit dhe UNDP-ja të organizohet një takim i përbashkët i kryesuar nga ZK me të gjitha institucionet relevante nga të cilat do të kërkohet ofrimi i informatave në formë elektronike (të automatizuar), informata të cilat duhet të jenë të standardizuara sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së, gjithnjë në funksion të implementimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)