05 Nëntor 2024

ATK dhe Klubi i Prodhuesve diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 27 shkurt - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy palëve,  në mënyrë që kërkesat e tatimpaguesve të trajtohen në kohë dhe me profesionalizëm.

Është e domosdoshme që të krijohet një bashkëpunim mes komunitetit të bizneseve dhe administratës tatimore, meqë vetëm në këtë mënyrë do të identifikojmë sfidat me të cilat prodhuesit ballafaqohen, tha ndër tjera z. Murtezaj.

Tutje ai shtoj se do të fokusohemi vazhdimisht në rritjen e profesionalizmit, si dhe në avancimin e shërbimeve në drejtim të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë.

E nga ana tjetër z. Panxha, tha se ne si klub jem të orientuar që të punojmë më institucione, në mënyrë që prodhuesve kosovarë t’ju ndihmojmë në adresimin e kërkesave, po ashtu ai shprehi gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet, të cilat ATK planifikon t’i implementoj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)