18 Nëntor 2024

ATK dhe Dogana verifikojn mallrat pa dokumentacion

Prishtinë, 31 mars - Administrata Tatimore e Kosovës ka njfotuar se me qëllim të identifikimit të bizneseve dhe personave fizik të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë iu shmangen detyrimeve tatimore, operacionet përmbushësh nëpër regjione përmes zyrtarëve regjionale tatimore janë duke vazhduar të ndërmarrin aktivitete të përbashkëta me zyrtarët e Doganave të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në vende dhe intervale kohore të ndryshme.

ATK ka theksuar se këto aktivitete për verifikim të dokumentacionit – destinimit të tyre, kanë për qëllim parandalimin e ekonomisë joformale si qarkullimit të mallrave pa dokumentacion dhe identifikimin e personave - bizneseve që veprojnë paligjshëm.

Këto aktivitete për verifikimin – kontrollimin e mallit janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha rrugët e Kosovës duke vendosë pika lëvizëse kontrolli, afër: Pikave Kufitare – Terminaleve Doganore, Depove Doganore, Qendrave Industriale si dhe në Hyrje - Dalje të rrugëve kryesore të qyteteve, etj.

Gjatë këtyre kontrolleve, kërkohet verifikimi i prejardhjes se mallit, bazuar Nenin 19 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010:

- DUD-in Doganor, i cili dëshmon se mallrat kanë kaluar përmes kufirit dhe i janë nënshtruar procedurave doganore. Në këto raste është me rëndësi të evidentohet marrësi i mallrave,

- Dokumenti i Transportit / Fletë-dërgesa – I tërë transportimi i mallrave në rrugë, duhet të shoqërohet me dokumente mbështetëse, ku janë të përshkruara të dhënat e nevojshme,

"Tatimpaguesit, duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes vendore apo shkëmbimit dhe mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo të jenë sistemuar, përfshirë listën përcjellëse - dokumentacionin e shitjes", thekson njoftimi nga ATK.

Ditëve ne vazhdim do t’ju mbajmë të informuar për rezultatet e këtyre aktiviteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)