ATK dhe Dogana ma trajnim te përbashkët
Prishtinë, 26 tetor - Në kuadër të bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Doganës së Kosovës, është mbajtur trajnimi një ditorë me temën: Leximi i rubrikave të rëndësishme për Dokumentin Unik Doganorë (DUD-ve). Ligjërues të këtij trajnimi kanë qenë zyrtaret nga Dogana e Kosovës.
Në këtë trajnim përveç udhëheqësve të ekipit të kontrollit dhe inspektoreve kontrollit, pjesëmarrës kanë qenë edhe këshilltarët nga DKT, ZSHET, zyrtarë nga Departamenti i Ankesave, zyrtare nga Avokati i Tatimpaguesit.
Qëllimi këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të marrin njohuri të reja mbi procedurat në import dhe eksport , metoda të vlerësimit, regjimeve doganore etj.
ATK dhe Dogana e Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin për tema tjera, me qëllim të përfitimit të njohurive dhe praktikave më të mira për të dy institucionet.