06 Nëntor 2024

ATK dhe Dogana koordinohen në mbushjen e buxhetit të shtetit

Prishtinë, 12 shkurt - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës  Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale,  e cila  sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike.

Nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj per pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë per bashkëpunim te mëtejme.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)