ATK dhe Dogana duhet të janë në funksion të zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 19 korrik - \"Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës kanë mbështetjen Qeverisë dhe Ministrisë së Financave në realizimin obligimeve të tyre ligjore dhe në funksion të zhvillimit ekonomik\", ka deklaruar sot Ministri i Financave Besim Beqaj gjate vizitës që i ka bërë Zyrës Regjionale të ATK-së në Prizren dhe Pikës Doganore në Vërmicë.
Me ketë rast ministri Beqaj ka vlerësuar se këto dy institucione janë duke përformuar mirë dhe se janë duke i realizuar me sukses obligimet e tyre ligjore. Dhe tha se synim i Qeverisë ofrimi i kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe që bizneset në forma konkrete të ndjejnë përkrahjen e shtetit të tyre.
Në këtë drejtim ministri Beqaj theksoi se deri në fund të shtatorit do të funksionalizohet edhe qendra e digjitalizuar e kujdesit për tatimpaguesit.
Gjate kësaj vizite ministri Besim Beqaj i shoqëruar nga drejtorin e ATK-së Behxhet Haliti dhe Doganës, Naim Huruglica theksoi se ngritja e nivelit të të hyrave duhet realizuar duke pas gjithmonë parasysh bazën ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.
Unë sot u informova për përformancën e ATK-së dhe Doganës dhe dëshiroj të theksoj se këto dy institucione nuk janë vetëm për të mbledhur të hyra nga pikat doganore apo nga aktivitetet ekonomike të cilat zhvillohen në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht kanë edhe synim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga veprimet të cilat devijojnë shoqërinë tonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjera dhe në këto raste këto dy mekanizma duhet te veprojnë si një trup i vetëm. tha ministri Beqaj.
I pari i MF-së theksoi rëndësinë e punëve konkrete në infrastrukturën e vendkalimit, zgjerimin e rruhës me katër korësi dhe me këtë rast konfirmoi që duke filluar nga 1 gushti zhdoganimi i mallrave që hynë në Kosovë nga ky vendkalim do të bëhët në terminalet më të afërta doganore ku është edhe destinacioni i mallit të improtuar.
Ndërsa, drejtori i ATK-se Behxhet Haliti tha se e njoftoi ministrin Beqaj për të arriturat dhe sfidat e Zyrës regjionale të ATK-së në Prizren dhe me këtë rast tha se menaxhmenti i këtij regjioni por edhe ATK-së ne përgjithësi është zotuar që të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, në trajtimin e barabartë, të njëtrajtshëm të të gjitha ligjeve tatimore, ofrim të shërbimeve profesionale dhe transparente per tatim paguesit dhe qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, drejtori i Doganës Naim Huruglica tha se e ka njoftuar ministrin Beqaj për punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton, veçanërisht per piken doganore ne Vermice, për procedurat e punës dhe çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend si dhe sfidat që vazhdimisht ballafaqohet Dogana e Kosovës.
Me këtë rast ai informoi ministrin se Pika Doganore në Vërmicë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka inkasuar afër 87 milion euro, ose 55 % më shumë se sa në periudhën e njëjte të vitit paraprak, tha Huruglica.