ATK dhe Avokatura Shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 16 prill - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore te Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj dhe Avokati i Përgjithshëm Shtetëror Sami Istrefi, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve në zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga Vendimi i Qeverisë nr. 03/44, përkatësisht bartjen e lëndëve të regjistruara dhe delegimin e kompetencave dhe përgjegjësive të përfaqësimit nga ASH tek ATK.
Sipas marrëveshjes se nënshkruar palët pajtohen që në ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Avokatura Shtetërore i delegon kompetencat dhe përgjegjësitë e përfaqësimit ATK-së kudo që kjo e fundit është palë në procedura administrative, gjyqësore, jo-gjyqësore dhe të arbitrazhit në të gjitha nivelet.
Bashkëpunimi mes ATK-së dhe ASH-së deri më tani ka qenë në nivelin e duhur dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhëm, çdoherë kur është e nevojshme.