18 Nëntor 2024

ATK dhe ASK me marrëveshje mirëkuptimi

Prishtinë, 3 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të hënën në ASK kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëpunim në mes të dy institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë nga Behxhet Haliti, drejtor i përgjithshëm i ATK-së dhe Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse të dhënat që ofron Administrata Tatimore e Kosovës, janë jetike për statistikat ekonomike.

“Është shumë më rëndësi që ky bashkëpunim të finalizohet dhe të respektojmë të dyja palët atë që është cekur në Marrëveshjen e Mirëkuptimit. Ne edhe në të kaluarën kemi pas bashkëpunim me ATK-në, por kjo marrëveshje formalizon edhe në kuptimin juridik kontributin që japin të dyja institucionet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Haliti ka deklaruar se ATK-ja në vazhdimësi ka pranuar informacione statistikore nga ASK-ja, të cilat i ka shfrytëzuar.

“Si Administratë Tatimore, jemi në gjendje për ta prodhuar një numër të madh të informacioneve, që janë të rëndësishme, jo vetëm për Agjencionin e Statistikave, por për shumë agjencione tjera”, ka thënë Haliti, duke shtuar se në dy vitet e fundit, në baza reale ditore përpunojnë informacione të ndryshme.


Në Marrëveshjen e Mirëkuptimit, mes tjerash, parashihet rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave dhe po ashtu krijohen lehtësirat e nevojshme administrative për bashkëpunim institucional në mes të dy institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)