07 Nëntor 2024

ATK dhe Akademia e Drejtësisë, mban trajnim për prokurorët e rinj

Prishtinë, 20 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim për prokurorët e rinj.

Temat të cilat u diskutuan në këtë trajnim, ishin: Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që prokurorët e rinj të njoftohen për së afërmi, lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me sistemin tatimorë në vend. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e trajnimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)