03 Maj 2024

ATK aksion për mbylljen e lojërave të fatit në Ferizaj

Prishtinë, 15 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) perkatesisht Drejtorati i Lojërave të Fatit me asistim të Policisë së Kosovës-Njësia e Krimeve Ekonomike, Inspektoriatit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Inspektoriatit Komunal të Ferizajt, prej janar deri më 8 shkurt, kanë zhvilluar aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit (LF) në Regjionin e Ferizajt, ku përfshihen Komuna e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, si dhe Komuna e Shtërpcës.

Aksioni i tillë është ndërmarrë si rezultat i bashkëpunimit në mes të ATK-së, PK-së, MTI-së dhe Inspektoriatit Komunal me të vetmin qëllim, zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit.  

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e  26 (njëzetegjashtë) subjekteve të Lojërave të Fatit në Regjionin e Ferizajt dhe nga ana e Policisë, janë konfiskuar aparatura të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, PK-së, MTI-së, dhe Inspektoriatit Komunal, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)