05 Maj 2024

ATK: Afati i fundit për deklarim vjetor 31 Mars

Prishtinë, 18 mars - Në vazhdën e komunikimit të rregullt me tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se data 31 Mars është afati i fundit për deklarimin tatimor vjetor 2010 si dhe për raportimin e transaksioneve mbi 500 euro.

Gjithashtu, Administrata Tatimore e Kosovës njofton tatimpaguesit që në bazë të ndryshimeve të legjislacionit si dhe për të shpejtuar procesin, eliminuar gabimet dhe për ta bërë më të lehtë për tatimpaguesit të deklarojnë, ka lancuar formularët e rinj së bashku me instruksionet për plotësim të këtyre formularëve,  për deklarimin e tatimeve në vijim:

·         Tatimin në të Ardhurat Personale

·         Tatimin në të Ardhurat e Korporatave

·         Tatimin në të ardhurat e Ortakërisë

Duhet theksuar se deklarimi i të ardhurave të Ortakërisë është pjesë e ndryshimeve të legjislacionit tatimor gjatë vitit 2010 dhe ky lloj deklarimi nuk kërkon pagesë, por vetëm deklarim mbi të ardhurat dhe shpenzimet për bizneset ortakëri, duke përfshirë ortakëritë e përgjithshme dhe të kufizuara.

Për shkarkimin e formularëve dhe për instruksione për mënyrën e plotësimit të tyre si dhe informata të tjera rreth kësaj çështje vizitoni faqen e internetit të ATK-së www.atk-ks.org duke u fokusuar në anën e majtë të saj, përkatësisht në linkun Shkarko Deklarata Elektronike.

Formularët e përdorur deri më tani për deklarimin e tatimeve të lartpërmendur, nuk mund të përdoren më për deklarim dhe pagesë të tatimeve për vitin e 2010 e më tutje, mirëpo akoma aplikohen për vitet paraprake.

ATK, në mënyrë që të ngrit transparencën e aktiviteteve, mbulimin e dilemave interpretuese, si dhe duke lejuar shfrytëzimin e mundësive më të mëdha për implementimin e zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore, fton tatimpaguesit që të respektojnë këtë afat si dhe të drejtohen në zyrat e tyre regjionale për çdo pyetje apo paqartësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)