07 Nëntor 2024

ATK, 76,355 vërtetime tatimore të nxjerra on-line

Prishtinë, 25 janar - Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Përmes sistemit elektronik EDI, ofrohet  shërbim elektronik on-line, ku bizneset mund të pajisen me Vërtetim Tatimor.

Që nga lancimi i këtij shërbimi janë nxjerr 76,355 vërtetime tatimorë në mënyrë elektronike, ku vetëm gjatë viti 2017 janë nxjerr 71,884, ndërsa nga fillimi i muajit janar të këtij viti deri sot numri i vërtetimeve të nxjerr është 4, 471.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK, i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. 

Përmes sistemit elektronik EDI, tatimpaguesit mund të pajisen me Vërtetim Tatimor për qëllim të aplikimit për vizë, aplikimit për tender, pushimit të lehonisë, vazhdimin e lejes së qëndrimit në Kosovë, aplikimit për licencë etj.

Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK, edhe pse nuk posedon vulë/ nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike  të ATK-së http://evertetimi.atk-ks.org.

Pra, institucionet të cilat pranojnë Vërtetimin Tatimor, kanë  mundësi të bëjnë verifikimin se ai dokument është identik me gjendjen e atij tatimpaguesi në Administratën Tatimore të Kosovës, në datën kur është lëshuar vërtetimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)